Sot në mbrëmje e gjithë vëmendja është në derbin e Milanos.
Milan dhe Inter do të zbresin në fushë me objektivin e fitores. Nëse marrin 3 pikë sot, zikaltërit mund të sigurojnë matematikisht titullin kampion dhe ta festojnë atë përpara rivalëve të përjetshëm të Milanit.
Nga ana tjetër kuqezinjtë që luajnë dhe si pritës në këtë sfidë do të bëjnë çmos që ylli i dytë në fanellën e Interit të pres dhe pak dhe festa të shtyhet.
Në dy takimet e fundit, kuqezinjtë kanë qenë shumë larg pritshmërisë. Barazimi me Sassuolon dhe më pas eliminimi nga Roma në Europa League, e vetmja mënyrë që kuqezinjtë të ringrihen është të sigurojnë 3 pikë në derbi.
Sa i përket organikës tek milanistët Kalulu e Kjaer mungojnë ndëra Musah dhe Tomori janë në dyshim nga ana tjetër i vetmi që mungon tek Interistët është Mkitarian. Derbi Milan-Inter do të luhet sot duke nisur në orën 20:45. (A2 Televizion)