Derbi Lazio-Roma/ Tifozët përplasen me policinë, 13 oficerë të plagosur

Nga Dea Kozma
14 Prill 2025, 13:30 | Futboll

Derbi Lazio-Roma/ Tifozët përplasen me policinë, 13 oficerë

Paqe në fushë, por tension dhe dhunë nga tifozët. Ndeshja mes Lazios dhe Romës u parapri nga kaosi dhe përplasja fizike mes dy tifozerive.

Ultrasit e dy klubeve të kryeqytetit ia kanë dalë të çajnë kordonët e policisë duke u përleshur me njëri-tjetrin, shkruan A2.

Sipas mediave italiane, 13 oficerë mbetën të plagosur ndërsa janë shoqëruar dhjetra tifozë. Policia u detyrua që të përdorte gaz lotsjellës, pompat me ujë apo dhe bomba tymuese për të shpërndarë turmën.

Nga përleshja me ultrasit rivalë, shumë tifozë mbetën të plagosur, por për fatin e mirë asnjë prej tyre nuk është në rrezik për jetën.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos