VIDEO| Përplasje horror për portierin e Milanit, dërgohet me urgjencë në spital

Nga A2 CNN
11 Prill 2025, 22:29 | Futboll

VIDEO

Gjatë pjesës së dytë të ndeshjes mes Udineses dhe Milanit, portieri francez Mike Maignan u detyrua të largohej nga fusha pas një përplasjeje të fortë me shokun e skuadrës, Jimenez. Incidenti ndodhi në minutën e 53-të, kur Maignan doli jashtë zonës së tij për të ndalur një aksion të Udineses, por u përplas aksidentalisht me Jimenezin, duke rënë të dy në tokë.

Maignan mbeti i shtrirë dhe pa lëvizur, duke shkaktuar shqetësim të madh mes lojtarëve dhe tifozëve.

Stafi mjekësor ndërhyri menjëherë, dhe pas vlerësimeve të para, portieri u largua nga fusha me barelë dhe u transportua në spital për ekzaminime të mëtejshme. Sipas raportimeve, Maignan është i vetëdijshëm, por ka pësuar traumë. Gjendja e tij do të monitorohet nga afër në ditët në vijim.

Në vend të tij, në portë u fut Marco Sportiello. Ndërkohë, stadiumi, i cili më parë kishte fishkëllyer Maignan në çdo prekje të topit, e përshëndeti me duartrokitje në momentin e largimit të tij nga fusha, shkruan  gazterai Italian ​Gianluca Di Marzio.

Ky incident ndodh më pak se një vit pas një episodi të mëparshëm në të njëjtin stadium, ku Maignan ishte viktimë e abuzimeve raciste nga tifozët e Udineses, çka çoi në pezullimin e përkohshëm të ndeshjes dhe sanksione ndaj klubit vendas. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos