Juventus fiton me Lecce, Berisha dhe Ramadani e ndjekin nga stoli

Nga Dea Kozma
13 Prill 2025, 15:44 | Futboll

Juventus fiton me Lecce, Berisha dhe Ramadani e ndjekin nga stoli

Juventus fitoi 2-1 me Lecce në ndeshjen e vlefshme për javën e 32 të Serisë A.

Bardhezinjtë kaluan në avantazh me Koopmeiners pas vetëm 2 minutash lojë. Në minutën e 33, Juventus dyfishoi me Yildiz që realizoi dhe mbylli pjesën e parë me rezultatin 2-0, shkruan A2.

Edhe në fraksionin e dytë ishin vendasit ata që diktonin lojën, ndonëse miqtë në 4 minuta nga fundi ngushtuan diferencat me Baschirotto, i cili goditi me kokë dhe dërgoi topin në rrjetë.

Pas këtij suksesi, Juventus ngjitet në vendin e tretë me 59 pikë.

Sa i përket dy shqiptarëve të Lecces, Ylber Ramadani dhe Medon Berisha, ata nuk u aktivizuan për asnjë minutë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos