VfL Bochum realizoi një përmbysje spektakolare ndaj Bayern Munich, duke triumfuar 3-2 në “Allianz Arena” dhe i dha fund serisë prej 11 fitoresh radhazi të bavarezëve në Bundesliga.
Bayern, me 10 ndryshime në formacion pas fitores ndaj Leverkusenit, kaloi në avantazh në minutën e 14-të me një gol të bukur nga Raphael Guerreiro.
Më pas Serge Gnabry humbi një penallti, por Guerreiro dyfishoi shifrat në minutën e 30-të. Bochum reagoi menjëherë, me Jakov Medić që shënoi pas një goditje këndi.
Bavarezët mbetën me 10 lojtarë para pushimit, pasi João Palhinha u ndëshkua me karton të kuq. Pas rikthimit, Sissoko barazoi me një goditje të saktë me kokë.
Në minutën e 70-të, Matúš Bero kompletoi përmbysjen me një finalizim të qetë. Fitorja e ngjit Bochumin në zonën e "play-off"-it për mbijetesë, ndërsa Bayerni mbetet tetë pikë para Leverkusenit. (A2 Televizion)