U dëmtua duke festuar golin e Bayern, ja kur kthehet Manuel Neuer

Nga A2 CNN
7 Mars 2025, 21:37 | Futboll

U dëmtua duke festuar golin e Bayern, ja kur kthehet Manuel Neuer

Manuel Neuer do t’i mungojë Bayern Munchen për disa javë. Kapiteni i bavarezëve u dëmtua teksa festonte golin e Jamal Musialës kundër Bajer Leverkusen, në takimin e parë të 1/8-ave të Champions League dhe u desh të zëvendësohej nga Jonas Urbig.

Mësohet se portieri veteran gjerman ka pësuar dëmtim muskulor dhe sipas “BILD”, Neuer rrezikon të qëndrojë jashtë deri në pushimin e ardhshëm të kombëtareve.

Kështu, ai do të humbasë ndeshjen e kthimit në Champions të martën e ardhshme, në Leverkusen, si dhe takimin në shtëpi të Bundesligës kundër Bochum, të shtunën.

Urbig mendohet se do jetë zëvendësuesi i Neuer për këto ndeshje.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos