Kupa e Shqipërisë, hidhet shorti për fazën gjysmëfinale

Nga A2 CNN
7 Mars 2025, 12:37 | Futboll

Kupa e Shqipërisë, hidhet shorti për fazën gjysmëfinale

U hodh këtë të premte në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” shorti për gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë për edicionin 2024-2025.

Katër skuadrat që kanë siguruar një vend në këtë fazë janë Partizani, Vllaznia, Egnatia dhe Dinamo City.

Shorti përcaktoi dy çiftet gjysmëfinaliste: Vllaznia – Dinamo City dhe Egnatia – Partizani.

Ndeshjet e kësaj faze janë planifikuar të luhen në datat 2 prill dhe 23 prill, ndërkohë që finalja e madhe do të luhet më datën 1 maj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos