Dueli me Serbinë, kuqezinjtë vijojnë përgatitjet, Manaj stërvitet i veçuar

Nga A2 CNN
5 Qershor 2025, 18:47 | Futboll

Dueli me Serbinë, kuqezinjtë vijojnë përgatitjet, Manaj

Kuqezinjtë vijojnë stërvitjen intensive në prag të një ndeshje shumë të rëndësishme siç është ajo me Serbinë të shtunën e 7 qershorit.

Ekipi i drejtuar nga trajneri Silvinjo u stërvit pasditen e sotme në “Shtëpinë e Futbollit”, i cili pati në dispozicion të gjithë grupin, përveç Rey Manaj.

Sulmuesit  kaloi një gjendje gripale dhe u stërvit veçmas në palestër.Pjesa tjetër e grupit është gati dhe në formë të mirë fizike. 

Një risi këtë herë ishte afrimi i një tjetër futbollisti nga Superliga.  

Mbrojtësi i Teutës, Artan Jazxhi, i  është bashkuar skudrës  vetëm për stërvitje ashti sikur Rimal Haxhiu dhe Akileu Ndreca nga Tirana si dhe Arli Përgjoni nga Bylis që kanë qenë të pranishëm në seancat stërvitore të këtyre ditëve të para. 

Ndeshje me Serbinë do të jetë e tretë për kuqezinjtë në këto kualifikuese. Në dy ndeshjet e para, Shqipëria ka humbur ndaj Anglisë dhe ka fituar ndaj Andorrës dhe aktualisht pozicionohen në vendin e dytë me tre pikë. Ndeshja me Serbinë është e rëndësishme për objektivin e vendit të dytë në grup.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos