Interi ka prezantuar fanellën e re të sezonit 2025/2026. Fanella do të vishet në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve në Kupën e Botës për Klube kundër Uraëa Red Diamonds, e cila do të luhet në Lumen Field në Seattle më 21 qershor në orën 21:00.
Interi ka ripërtërirë dizajnin e fanellës së shtëpisë. Klubi zikaltër vuri në dukje se në pjesën e përparme, vijat ikonike të zeza dhe blu krijojnë fjalën Inter. Qëllimi i klubit zikaltër me uniformën e re është t'u flasë tifozëve dhe gjithashtu të tërheqë një brez të ri tifozësh të apasionuar si në Itali ashtu edhe në mbarë botën.
Dizajn është i rinovuar edhe në detaje, pasi ka ndryshuar edhe logoja dhe shenjat e sponsorit. Ngjyra e adoptuar është Chlorine Blue, e cila do të jetë e dukshme edhe në gjuhën grafike të dizajnuar nga klubi për sezonin e ardhshëm. (A2 Televizion)