"E kam unë fajin", Vinicius merr përsipër përgjegjësinë për dështimin e Brazilit

Nga A2 CNN
10 Korrik 2024, 18:06 | Futboll

"E kam unë fajin", Vinicius merr përsipër

Brazili e mbylli në çerekfinale kundër Uruguait aventurën në Kupën e Amerikës 2024. Ylli i Seleçaos, Vinicius Jr., u ka kërkuar falje tifozëve për këtë dështim të ekipit me më shumë Kupa Bote në histori.

“Kupa e Amerikës mbaroi dhe është koha për të reflektuar, për të ditur si të përballesh me humbjen. Ndjenja e zhgënjimit vetëm shtohet, pasi dështuam përsëri nga pika e bardhë e penalltive. Nuk arrita të shmangia dy kartonë të verdhë plotësisht të evitueshëm. E pashë sërish eliminimin e Brazilit nga jashtë fushës, por këtë herë e kam unë fajin… Më vjen keq, ndjesë të gjithëve”, shkroi sulmuesi i Realit në Instagram.

“Unë jam një person që i dëgjoj kritikat, edhe ato më të ashprat. Më besoni: më vjen shumë turp nga vetja. Fatmirësisht, rrugëtimi im me Kombëtaren sapo ka nisur. Së bashku me shokët e skuadrës do të kemi mundësinë të rikthejmë Brazilin aty ku e meriton. DO TË RIKTHEHEMI NË MAJË!”, shton Vinicius në rrjetin social.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos