Egnatia ka triumfuar kundër Bylisit me shifrat 3-1 në transfertë, në ndeshjen e vlefshme për çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë.
Sfida u zhbllokua që në minutën e 23 me Ujkën dhe shifrat u dyfishuan në të 34-ën me Uotlai. Kështu u mbyll pjesa e parë, shkruan A2.
Pjesa e dytë nisi me shumë ndryshime te skuadrat dhe goli i tretë për Egnatian u realizua nga Redi Kasa.
Në të 68-ën Ruçi rihapi sfidën dhe provuan të barazonin shifrat, por ballshiotët nuk arritën të përfitojnë nga mundësitë e dhëna.
Egnatia shkon kështu më e qetë në ndeshjen e dytë çerekfinale, që luhet më 26 shkurt. (A2 Televizion)