Tirana-Partizani në “Arena Kombëtare”, dalin në shitje biletat

Nga A2 CNN
28 Mars 2025, 18:35 | Futboll

Tirana-Partizani në “Arena Kombëtare”, dalin në

Derbi mes Tiranës dhe Partizanit do të zhvillohet në stadiumin “Arena Kombëtare”, në atë që është ndeshja e fundit mes dy skuadrave për këtë sezon ku ka dominuar barazia.

Derbi i fazës së tretë me Partizanin pritës, u luajt në “Arenën e Demave” pasi nuk mund të luhej në stadiumin kryesor të kryeqytetit meqë FSHF ruante fushën për ndeshjen e kombëtares.

Por tashmë, Tirana është kthyer përsëri të luajë në këtë impiant, siç bëri edhe dy ditë më parë kur priti Bylisin.

Që tani kanë dalë në shitje biletat për këtë sfidë, ku pritet të ketë në fluks të madh tifozësh për shkak të rëndësisë që merr ky derbi jo thjesht si një ndeshje e luftuar me dy skuadra e tifozeri që kanë një rivalitet historik.

Tirana kërkon t’i largohet fundit të tabelës, ndërsa Partizani të ruajë vendin në “Final 4”, ndaj çdo rezultat nga ky duel mund të jetë vendimtar për fatin e të dy skuadrave.

Tirana-Partizani në “Arena Kombëtare”, dalin në (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos