Gjykata e Lartë ka liruar Dani Alves nga akuzat për sulm seksual, pasi ai u dënua pak më shumë se një vit më parë.
Sipas mediave katalanase, gjyqtarët gjetën “seri boshllëqesh, pasaktësish, mospërputhjesh dhe kontradiktash në fakte, vlerësimin gjyqësor dhe pasojat e tyre”, lexohej në vendimin e gjykatës, shkruan A2.
Fillimisht, Alves u dënua për përdhunim dhe u dënua me 4 vjet e gjysmë burg. U desh më shumë se një vit që çështja të arrinte në gjyq, me brazilianin që kaloi 14 muaj në paraburgim.
Pas dënimit, Alves vendosi një garanci me kusht që thuhet se kapte vlerën e rreth 1 milion euro dhe që atëherë jeton në Katalonjë, megjithëse atij i është mohuar leja për t’u larguar nga vendi ndërsa apeli i tij ishte në proces. (A2 Televizion)