Humbja surprizuese me Pogradecin, Flamurtari shkarkon trajnerin italian

Nga A2 CNN
26 Mars 2025, 18:56 | Futboll

Humbja surprizuese me Pogradecin, Flamurtari shkarkon trajnerin italian

Pas humbjes suprizuese me Pogradecin e cila konsiderohet zhgënjyese për objektivin superligë Flamurtari shkarkon trajnerin Italian

Ekipi i Futbollit Flamurtari ka shkarkuar trajnerin italian pak minuta më parë, pas humbjes surprizuese të vlonjatëve përballë skuadrës së Pogradecit.

Ka qenë vetë klubi i Flamurtarit që ka ndarë lajmin përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shkruan se Andrea Agostinelli nuk do të jetë më trajner.

Klubi i Futbollit të Flamurtarit, pavarësisht shkarkimit, ka falënderuar tranjerin Andrea Agostinelli dhe stafin për punën deri më tani.

Njoftimi i klubit Flamurtari F.C:

Zyrtare !

Andrea Agostinelli nuk do të jetë më trajner i Flamurtari Football Club.

Flamurtari F.C dhe tranjeri kane shkëputur bashkëpunimin me marrëveshjen.

Falenderojmë tranjerin Andrea Agostinelli dhe stafin per punen e perkushtuar deri tani. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos