Kombëtarja e 17-vjeçarëve nuk ia ka dalë të fitojë përballë Uellsit në Tiranë, duke u mundur më rezultatin 1-2.
Miqtë fituan me përmbysje në ndeshjen e fundit të raundit të dytë të kualifikuesve të Kampionatit Europian “Shqipëri 2025”, shkruan A2.
Kuqezinjtë e vegjël e nisën mirë dhe në minutën e 20 gjetën golin me Leon Myrtaj. Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërsa në të dytën Uellsi u zgjua me dy gola me të njëjtin protagonist, Uilliam Grainxher.
Pas kësaj disfate, kombëtarja shqiptare e 17-vjeçarëve nuk ia del që të ngjitet në Ligën A për edicionin e ardhshëm. (A2 Televizion)