Empoli mbetet i dashuruar me shqiptarët. Klubi i Serie A, ku luajnë portieri Etrit Berisha, mbrojtësi Ardian Ismajli dhe sulmuesi Stiven Shpendi, ka afruar një tjetër talent kuqezi.
Bëhet fjalë për mbrojtësin 18-vjeçar, Adi Kurti. Djaloshi nga Elbasani firmosi kontratën që e lidh me Empolin, pas eksperiencës në akademinë e një tjetër klubi me emër përtej Adriatikut, si Sampdoria.
Mbrojtësi është një prej lojtarëve më të spikatur të përfaqësueses së 19-vjeçarëve të Shqipërisë. (A2 Televizion)