Milan rikthehet në skenë për Armando Brojën

Nga Erald Kodhelaj
23 Janar 2024, 16:38 | Futboll

Milan rikthehet në skenë për Armando Brojën

Armando Broja mbetet në qendër të merkatos. Ylli shqiptar ka shumë simpatizantë në ligat më të mëdha të Europës, ku një prej emrave më të rëndësishëm është Milani.

Gjigandët e Serie A janë rikthyer në garë për 22-vjeçarine Kombëtares kuqezi.

Me Çelsin që është i hapur të negociojë shitjen e sulmuesit, Milani synon ta shfrytëzojë situatën, edhe sepse është në kërkim të një lojtari cilësor në repartin ofensiv.

Investimi do të ishte i rëndësishëm, sepse bëhet fjalë për ofertë minimale me vlerë 35 milionë euro, teksa edhe gara është e vështirë, pasi Broja ka oferta edhe nga Premier Liga angleze, ku Uest Ham e kërkon prej kohësh. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos