
Pas UEFA Champions League, edhe UEFA Europa League ka përcaktuar zyrtarisht ekipet çerekfinaliste.
Bologna FC 1909 eliminoi AS Roma në një ndeshje spektakolare dhe të mbushur me emocione. Pas barazimit 1-1 në takimin e parë, skuadra e drejtuar nga Vincenzo Italiano fitoi 3-4 në “Olimpico” dhe siguroi kualifikimin.
Rezultati u zhbllokua në minutën e 22-të nga Jonathan Rowe, ndërsa reagimi i vendasve ishte i menjëhershëm me Ndicka, i cili riktheu baraspeshën. Bologna shtoi presionin dhe në fundin e pjesës së parë fitoi një penallti pas një faulli të El Shaarawy ndaj Zortea-s. Nga pika e bardhë, Bernardeschi nuk gaboi dhe riktheu avantazhin.
Ndeshja mbeti e hapur, pasi Malen realizoi nga penalltia, ndërsa në minutën e 80-të Pellegrini barazoi sërish shifrat. Koha e rregullt u mbyll 3-3 dhe vetëm shtesa vendosi fituesin.
Bologna vulosi kualifikimin falë golit të Nicolò Cambiaghi në minutën e 110-të, pas asistit të Dallinga-s, duke siguruar një vend në çerekfinale, ku do të përballet me Aston Villa FC.
Ndërkohë, Aston Villa FC fitoi 2-0 ndaj Lille OSC. Në ndeshjet e tjera, Real Betis triumfoi 4-0 ndaj Panathinaikos FC, FC Porto mposhti 2-0 VfB Stuttgart, SC Freiburg eliminoi KRC Genk, ndërsa Olympique Lyonnais u mund 0-2 nga Celta Vigo. (A2 Televizion)