
Sokol Cikalleshi dhe presidenti Sinan Idrizi kanë zhvilluar një takim rreth tre orë në stadiumin “Flamurtari”, duke ndezur zërat për një transferim të bujshëm. Sulmuesi 34-vjeçar, aktualisht pjesë e Ligës së Parë në Turqi, pritet të jetë goditja e madhe e Flamurtarit në merkaton e janarit.

Me Kombëtaren, Cikalleshi ka realizuar 7 gola në 35 takime, ndërsa në kampionatin tonë ka luajtur më së shumti me Besën, ndërsa pas dy huazimeve afatshkurtra te Skënderbeun dhe Tirana, luajti edhe një sezon me Kukësin, për të vijuar më pas karrierën jashtë vendit. (A2 Televizion)