
Pasi la për të dëshiruar në Superkupën e Italisë që u luajt në Arabinë Saudite, Interi mori një lajm të keq.
Klubi italian ka bërë të ditur se gjatë stërvitjes së djeshme, sulmuesi Bonny ka pësuar një dëmtim në gju.
“Si pasojë e një dëmtimi që ndodhi në stërvitjen e djeshme, Bonny i është nënshtruar sot në mëngjes testimeve në institutin “Humanitas” në Rosano. Ato kanë zbuluar një ndrydhje të lehtë të gjurit të majtë. Gjendja e tij do të vlerësohet përsëri në javën e ardhshme”, shkruhej në njoftimin e klubit, përcjell A2.
Kjështu, do të thotë se sulmuesi francez do të mbetet jashtë për të paktën dy javë, në një moment kur po kthehej pak nga pak në një element shumë të rëndësishëm për trajnerin Chivu, pasi po bëhej pjesë e rotacionit në formacion.
Tashmë, Interi duhet ta përballojë periudhën e fundvitit vetëm me 3 sulmues: Lautaro, Thuram dhe Esposito. (A2 Televizion)