“Shyqyr që e kemi, por nuk dimë ta përdorim” Legjenda Zmijani flet për Armando Brojën

Nga A2 CNN
22 Dhjetor 2025, 11:42 | Futboll

Hysen Zmijani, një figurë e shquar e futbollit shqiptar ishte i ftuar në emisionin “Mega Sport” NGA Altin Sulçe në A2 CNN. Zmijani ka komentuar edhe mbi temën e shumëprekur të Armando Brojës, duke dhënë mendimin e tij sa i përket situatës së sulmuesit shqiptar pas golit të shënuar te Burnley.

“Vendi i Brojës është sulmues pykë. Ndonjëherë ka edhe zgjedhje trajneri, unë mendoj se edhe në krahun ku e fut Sylvinho, mund të japë më shumë. Shyqyr që e kemi, por ne nuk po dimë ta shfrytëzojmë”, tha Zmijani.

“Merremi me fjalë për probleme të tij me ekipin te Shqipëria, me trajnerin, ndërkohë që nuk duhet të diskutojmë tema të tilla. Armando duhet të jap maksimumin kudo të luaj te Shqipëria. Dhe unë ndoshta nuk do të kisha dëshirë të luaja si mbrojtës i djathtë, por aty e kanë parë të arsyeshme dhe aty kam luajtur”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos