Ismajli dhe Asllani titullarë, Torino merr tjetër fitore në Serinë A

Nga A2 CNN
21 Dhjetor 2025, 17:07 | Futboll

Ismajli dhe Asllani titullarë, Torino merr tjetër fitore në

Torino ka siguruar fitoren e dytë radhazi në Serinë A. 

Me dyshen e Kombëtares Asllani-Ismajli si titullarë në fushën e lojës, ekipi "granata" merr 6 pikë në dy javët e fundit duke u ngjitur në klasifikimin e kampionatit italian.

Torino mposhti Sassuolon e portierit të Kosovës, Aro Muriç, në transfertë, me rezultatin 1-0, shkruan A2.

Sfida u vendos nga penalltia e Vlasiç, e realizuar në minutën e 66-të.

Pas kësaj fitoreje, Torino renditet në vendin e 12, me 20 pikë të grumbulluara pas 16 javësh. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos