Mentor Sopjani, ish-gjyqtar dhe vëzhgues i njohur i Federatës Shqiptare të Futbollit është ndarë ditën e sotme nga jeta. Ai ndërroi jetë pas një gjendjeje të rënduar shëndetësore, si pasojë e një sëmundjeje që prekte mushkëritë.
Lajmi i ndarjes së tij nga jeta ka prekur komunitetin sportiv në Shqipëri. Për ndarjen nga jeta të Sopjanit ka reaguar edhe Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, shprehu dhimbjen dhe njëherësh ngushëllimet për familjen dhe miqtë e tij.
"Një lajm i dhimbshëm ai i ndarjes nga jeta të Mentor Sopjanit, një figurë me kontribut të vyer si arbitër dhe më vonë si vëzhgues. Në emrin tim dhe të Federatës Shqiptare të Futbollit, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve, miqve dhe gjithë komunitetit të arbitrave. Humbëm një mik, një koleg dhe një njeri të dashur. Prehu në paqe, Mentor!", shkruan Duka. (A2 Televizion)