Ku do të përfundojë Broja? 6 ndeshje për t’i ndryshuar mendje Moyes-it

Nga A2 CNN
14 Prill 2025, 14:56 | Futboll

Ku do të përfundojë Broja? 6 ndeshje për t’i ndryshuar

E ardhmja e Armando Brojës është në pikëpyetje. Kur kanë mbetur edhe pak javë nga mbyllja e sezonit në Premier League, sulmuesi 23-vjeçar duket se do të duhet të gjejë një skuadër të re për vitin e ardhshëm, shkruan A2 CNN.

Mediat britanike raportojnë se Broja, pavarësisht se luajti titullar të shtunën kundër Nottingham Forest, nuk ka bindur trajnerin Daivd Moyes dhe drejtuesit e Everton për të shfrytëzuar opsionin për ta blerë përfundimisht shqiptar për 30 milionë paundësh nga Chelsea.

Deri tani, Broja nuk ka mundur të realizoj asnjë gol dhe vlerësohet se kjo shifër është shumë e lartë për një sulmues që nuk po gjen dot rrugën e rrjetës. Tani Broja ka edhe 6 ndeshje ne dispozicion për t’i ndryshuar mendjen trajnerit skocez.

Problemi kryesor për Brojën mbetet historia e dëmtimeve, çka nuk e ka lejuar të rikthehet në formën e tij të shkëlqyer që tregoi gjatë huazimit te Southampton në sezonin 2021-22. Tashmë duket e pamundur që ai të bindë trajnerin Moyes dhe stafin e rekrutimit të Evertonit për të ndryshuar mendje, ndërsa koha dhe mundësitë po i mbarojnë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos