Gjimshiti zgjon interesin në Katar, Atalanta kërkon 10 mln euro

Nga Erald Kodhelaj
25 Korrik 2024, 12:25 | Futboll

Gjimshiti zgjon interesin në Katar, Atalanta kërkon 10 mln euro

Berat Gjimshiti mund të transferohet në Katar. Këto janë lajmet e fundit që po qarkullojnë në Itali. Siç raporton Sky, ka patur kontakte të vazhdueshme mes klubit nga Bergamo dhe Al Rayyan të Katarit, që dëshirojnë me çdo kusht shërbimet e shqiptarit.

Edhe pse mbrojtësi ka një kontratë me Atalantën deri në verën e vitit 2026, në Bergamo nuk konsiderohet i paprekshëm.

Vlerësimi i kartonit nga Atalanta shkon në 10 milionë euro, megjithatë priten zhvillime të tjera nëse do të mbyllet ose jo një marrëveshje mes palëve.

Për Berat Gjimshitin ky është sezoni i gjashtë radhazi me Atalanta-n dhe i nënti në Itali. Ai ende nuk ka dhënë dakordësinë për këtë transferim, por oferta që sheikët do t’i bëjnë, mund ta joshi kapitenin që e ardhmja e tij të jetë në Katar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos