Goli që do mbetet në histori/ Italia në gjumë, gjermanët nuk çojnë dëm asnjë sekondë

Nga A2 CNN
23 Mars 2025, 22:36 | Futboll

Goli që do mbetet në histori/ Italia në gjumë,

Musiala ka realizuar një gol ndaj Italisë që do të mbetet në histori.

Në minutën e 35-të, ndërsa Gjermania kryesonte 1-0 dhe dominonte ndeshjen, Donnarumma shpëtoi një goditje të rrezikshme nga Kleindienst duke e devijuar topin në këndore. Por, ndërkohë që portieri i PSG-së dhe disa lojtarë italianë protestonin te arbitri Marciniak, gjermanët nuk humbën kohë. Kimmich ekzekutoi shpejt goditjen e këndit dhe gjeti Musialan krejtësisht të lirë, madje pas shpinës së Donnarummës. Ylli i Bayern Munich nuk e pati të vështirë të shënonte në portën bosh, duke dyfishuar avantazhin për Gjermaninë.

Ky gol kujtoi atë të Origit ndaj Barcelonës në maj 2019, kur Alexander-Arnold e gjeti të papërgatitur mbrojtjen katalanase dhe e asistoi sulmuesin belg për një gol historik.

(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos