Murriqi spektakolar me 3 gola në Islandë, Kosova ngjitet në Ligën B të Nations League

Nga A2 CNN
23 Mars 2025, 19:56 | Futboll

Murriqi spektakolar me 3 gola në Islandë, Kosova ngjitet në

Kosova ka triumfuar edhe në ndeshjen e kthimit ndaj Islandës, këtë herë 1-3, ndërsa kishte fituar takimin e parë në Prishtinë 2-1, duke u ngjitur për herë të parë në Ligën B të Ligës së Kombeve.

Ajo që e bën edhe më të bukur këtë fitore është fakti se vendasit kaluan në avantazh që në minutën e dytë, por dardanët gjetën forca dhe përmbysën gjithçka. Heroi i këtij takimi ishte Vedat Murriqi, i cili ishte autor i të tre golave.

Gjiganti i sulmit të Kosovës shënoi golin e barazimit në minutën e 35, ndërsa në minutën e tretë të shtesës shënoi golin e avantazhit. Në minutën e 69 vendasit mbetën me një lojtar më pak, ndërsa 10 minuta më pas Murriqi e vulosi rezultatin në 1-3 duke i dhënë Kosovës të drejtën që edicionin e ardhshëm të luajë në Ligën B të Nations League. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos