Shqipëria mbylli përgatitjet për sfidën me Andorrën, me trajnerin Silvinjo që kishte në dispozicion grupin e plotë.
Ismajli e Kumbulla u stërvitën normalisht me pjesën tjetër të grupit, teksa në fushë zbriti edhe portieri Tomas Strakosha pas dëmtimit të pësuar në Angli, shkruan A2 CNN.
Si rrallë herë përpara ndeshjes, seanca e kuqezinjve vijoi me shumë punë taktike. Për faktin se kundërshtarët pritet të rreshtohen të ngjeshur në mbrojtje dhe duhen gjetur hapësira, stafi teknik krijoi situata loje në fazën sulmuese. Ndeshja Shqipëri-Andorrë luhet këtë të hënë prej orës 20:45 në Arenën Kombëtare. (A2 Televizion)