“Hasmi i vjetër nuk bëhet mik i ri”- Tifozët “veshin” Tiranën kuqezi para ndeshjes me Serbinë

Nga A2 CNN
7 Qershor 2025, 18:25 | Futboll

“Hasmi i vjetër nuk bëhet mik i ri”- Tifozët

Ditën e sotme, në orën 20:45, në stadiumin Air Albania do të luhet ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit.

Ndërkohë me mijëra tifozë kuqezi kanë mbushur sheshet e Tiranës, ku duket se kjo sfidë është kthyer në një ditë feste, ende pa nisur.

“Hasmi i vjetër nuk bëhet mik i ri”- Tifozët

Të shumtë janë tifozët që kanë ardhur nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut, në mbështetje të Kombëtares shqiptare, shkruan A2 CNN.

Ndërkohë mes flamujve kuqezi që kanë ‘veshur’ rrugët e kryeqytetit, te Piramida në qendër të Tiranës është vendosur edhe një banderolë e madhe me mbishkrimin ‘Hasmi i vjetër nuk bëhet mik i ri’.

“Hasmi i vjetër nuk bëhet mik i ri”- Tifozët

Kujtojmë se emocionet për këtë ndeshje janë shumë më tepër sesa veçse një sfidë futbolli, marrë shkas nga raportet e tensionuara ndër vite mes Kosovës dhe Serbisë.

“Hasmi i vjetër nuk bëhet mik i ri”- Tifozët (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos