Shqipëri-Serbi, nga mbrojtja në sulm, ky mund të jetë formacioni i Silvinjos

Nga Dea Kozma
7 Qershor 2025, 09:30 | Futboll

Trajneri Silvinjo ka dilemat e fundit sa i përket formacionit të mundshëm që do të hedhë në fushë. Nga mbrojtja në sulm , braziliani ka ende dyshime se cilin lojtarë do të hedhë në fushë.

Me skemën 4-3-3, vendin e sigurt në formacion e ka Thomas Strakosha njësoj dhe Mario Mitaj në të majtë të mbrojtjes. Krahu i djathtë ka balotazh mes Hysaj dhe Balliut ndërsa në qendër së bashku me Gjimshitin mund të jenë Kumbulla ose Ismajli. 

Mesfusha nuk ka shumë dilema, me Ramadani-Asllani dhe para tyre Qazim Laci ndërkohë në sulm ekziston mundësia që Broja të luajë nga krahët së bashku me Bajramin ndërsa Rei Manaj në qendër.

Shqipëri-Serbi, nga mbrojtja në sulm, ky mund të jetë

Megjithatë ekziston dhe një skenar tjetër që nga minuta e parë mund ta nisi dhe Mirlind Daku, nga krahët në të majtë Arbër Hoxha dhe në të djathtë Jasir Asani. 

Kushdo që do të zbresë në fushë, do të japë më të mirën dhe në fund ti marri maksimumin kësaj sfide. Me emocionet e garantuara, objektivi mbetet ëndrra për në Botëror. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos