Transferimi i Tijjani Reijnders te Manchester City është praktikisht një marrëveshje e kryer. Mungojnë vetëm disa detaje për transferimin e holandezit për 55 milionë euro dhe 15 milionë bonuse.
"Tijjani Reijnders do t'i nënshtrohet testeve mjekësore me Manchester City këtë të dielë", njoftoi trajneri i kombëtares portokalli, Ronald Koeman.
Prandaj, ekziston një boshllëk i konsiderueshëm për t’u mbushur në mesfushën e Milanit me largimin e hollandezit.
Kuqezinjtë e gjejnë veten të detyruar të rindërtojnë një departament pas shitjes së Reijnders. Dhe kështu, pas nënshkrimit të Luka Modriç, Igli Tare po kërkon më shumë përvojë për mesfushën e Djallit.
Milani thuhet se po vlerëson transferimin e Granit Xhakës nga Bayern Leverkusen. Shqiptari që luan për Zvicrën ka një kontratë me Leverkusen deri më 30 qershor 2028 dhe fiton midis 2 dhe 2.5 milionë euro neto në vit.
Edhe çmimi nuk duket pengues, Leverkusen e vlerëson kartonin e Xhakës midis 15 dhe 20 milionë euro.
Megjithatë, Milani do të duhet të kuptojë se çfarë marzhesh ka për emrat e tjerë në listë, duke filluar me Rabiot. Ricci dhe Rovella gjithashtu mbeten në shënjestër të Tares. (A2 Televizion)