Është hedhur, këtë të premte, shorti i fazës çerekfinale të Champions League, nga i cili dolën sfida vërtet spektakolare. Kështu, kampionët në fuqi të Manchester City do të përballen me rekordmenët e kompeticionit, Real Madrid, ndërsa Paris SG do të luajë kundër Barcelonës. Arsenal-Bayern dhe Atletico-Borussia plotësojnë sfidat çerekfinale.
Sfidat çerekfinale
Arsenal-Bayern Munchen
Atletico Madrid - Borussia Dortmund
Real Madrid - Manchester City
Paris SG - Barcelona
Përveç çerekfinaleve u hodh edhe shorti i sfidave gjysmëfinale. Fituesja e sfidës Arsenal - Bayern do të përballet me atë të sfidës Real Madrid - Manchester City. Ndërsa fituesja e përballjes Atletico - Borussia do të ndeshet me fituesen e Paris SG - Barcelona.
Kalendari i ndeshjeve
Çerekfinalet
Ndeshjet e vajtjes: 9/10 prill
Ndeshjet e kthimit: 16/17 prill
Gjysmëfinalet
Ndeshjet e vajtjes: 30 prill/1 maj
Ndeshjet e kthimit: 7/8 maj
Finalja: 1 qershor (A2 Televizion)