Historiku i ndeshjeve direkte, kuqezinjtë ''të detyruar'' për të fituar, Serbia në letër favorite

Nga A2 CNN
6 Qershor 2025, 19:47 | Futboll

Historiku i ndeshjeve direkte, kuqezinjtë ''të

Ëndrra për në Botërorin 2026, kalon nga Serbia. Fitorja është rruga e vetme e kuqezinjtë për të besuar në vendin e dytë në grup.

Kjo është ndeshja e trete për përfaqësuesen shqiptare. Pas disfatës 2-0 ndaj Anglisë në Uembli, dhe fitores 3-0 ndaj Andorrës në ndeshjen e dytë, kuqezinjtë tani luajnë me kundërshtarin direkt në grup, Serbinë.

Ekipi që në letër kushton sa dyfishi i kombëtares tonë. Vlera totale e kombëtares serbe  shkon deri në 252 milionë euro krahasuar me Shqipërinë që nuk është më e lartë se 107 milionë euro.

Edhe në ndeshjet direkte Serbia mbetet favorite. Në dy ndeshjet kualifikuese të europianit 2016,  Shqipëria arriti të fitojë një ndeshje në tavolinë pas atyre skenave të shëmtuara në Beograd ndërsa në vitin 2015 kuqezinjtë u mundën 2-0 në Beograd falë golave të Kolarov dhe Ljajić.

Megjithatë ndonjëherë statistikat e tilla dhe historia nuk vlen. Një derbi ballkanik sikur është konsideruar nga të gjithë, me dy kombëtaret që do të japin maksimumin për një rezultat pozitiv.

Aktualisht grupin K, e kryeson Anglia me 6 pikë, Shqipëria pozicionohet e dyta me 3 pikë po aq sa Letonia ndërsa Serbia dhe Andorra nuk kanë asnjë pikë. Kujtojmë që për Serbinë , kjo do të jetë ndeshja e parë në kualifikuese. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos