Hojlund shpëton Manchester United nga turpërimi, Hummels kthehet në fushë si hero

Nga A2 CNN
28 Nëntor 2024, 23:08 | Futboll

Hojlund shpëton Manchester United nga turpërimi, Hummels kthehet

Rasmus Hojlund ka shpëtuar Manchester United nga një rezultat turpërues në "Old Trafford". “Djajtë e kuq” fituan me vështirësi 3-2 ndaj Bodo/Glimt.

Dy gola të danezit përmbysën shifrat nga 2-1 për norvegjezët në 3-2 për anglezët, të cilët kishin shpërdoruar një avantazh të siguruar që në minutën e parë të duelit me Garnacho.

Ndërkohë, në supersfidën e mbrëmjes, Tottenham dhe Roma janë ndarë në një barazim spektakolar 2-2 në një sfidë me shumë të papritura që filloi me një gol të shpejtë të anglezëve me penalltinë e Son. Ndicka barazoi e më pas italianët panë t’u anulohej avantazhi nga VAR-i. Johnson kaloi përsëri në avantazh britanikët dhe rezultati zgjati deri në minutën e parë shtesë, kur Hummels barazoi shifrat në 2-2.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos