"I kam humbur shpresat për Asllanin", tifozi i famshëm i Interit kritikon mesfushorin shqiptar

Nga A2 CNN
25 Prill 2025, 07:54 | Futboll

"I kam humbur shpresat për Asllanin", tifozi i famshëm i

Lucca Mastrangelo, një Yuotube-r i famshëm italian dhe tifoz i çmendur i Interit, ndryshe nga mediat italiane nuk mendon se Kristjan Asllani ishte lojtari më i dobët i zikaltërve në derbin e humbur 3-0 ndaj Milanit.

Sipas tij, mesfushori shqiptar luajti njësoj si Barella dhe Mkhytarian, shkruan A2.

“Nuk meriton notën 4 që i dha Gazzetta dello Sport. Mund të themi që meriton 5, njësoj si Barella dhe Mkhytarian. Nota 5, por nuk prisja asgjë nga Asllani. U zhgënjeva që kur e pashë në formacion. I kam humbur shpresat, as nuk inatosem më me këtë lojtar. Nëse më parë nxehesha sepse e kisha për zemër, tani nuk mërzitem fare. Çfarë të them… bëri një ndeshje të vakët, nuk spikati fare. Një tjetër ndeshje as mish, as peshk”, tha fillimisht Mastrangelo.

Më pas, shtoi dozën e kritikave duke thënë: “Në fillim thonin se Asllani nuk tregon më të mirën e tij sepse luan vetëm me rezervat, Zielinskin dhe Frattesin. Asnjëherë nuk e fusin me titullarët. Por, kohët e fundit gjithmonë ka luajtur krah titullarëve. Kishte në krah Barella dhe Mkhytarian. Tani çfarë duhet të themi? Që e kanë fajin Barella dhe Mkhytarian pasi luajtën keq ata të dy dhe prandaj luajti keq edhe Asllani? Djalë, duhet të ndihmosh veten! Dil në pah për një herë të vetme! Më trego diçka se nuk po shikoj asgjë te ty. Nota 5 si përfundim”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos