Dinamo-Egnatia, finalja e Kupës së Shqipërisë, rrogozhinasit kalojnë Partizanin pas 120 minutave loje

Nga A2 CNN
23 Prill 2025, 21:45 | Futboll

Dinamo-Egnatia, finalja e Kupës së Shqipërisë, rrogozhinasit

Dinamo-Egnatia është finalja e Kupës së Shqipërisë për këtë sezon. Dinamo mori biletën e finales pas një fitoreje dramatike 4-3 ndaj Vllaznisë, ndërsa takimi i parë në Shkodër ishte mbyllur në barazim pa gola.

Në takimin tjetër gjysmëfinal, Partizani priste Egnatian, ndërsa kishte fituar në Rrogozhinë minimalisht. “Të kuqtë” u munduan gjatë gjithë kohës të mbronin rezultatin e ndeshjes së parë, por u dorëzuan në minutën e 77 kur mbrojtësi Xhemajli shënoi golin e parë. Ndeshja shkoi në shtesë, aty ku gjeti golin më pas Guindo, i cili i siguroi kampionëve të Egnatias finalen e Kupës së Shqipërisë.

Tashmë, Partizani do të luajë në fundjave përballë Elbasanit për një vend në 4 më të mirat, në të kundërt do të mbetet jashtë Europës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos