Sulmi me 27 të plagosur në paradën e Liverpool, çfarë po heton policia?

Nga A2 CNN
27 Maj 2025, 07:24 | Futboll

Sulmi me 27 të plagosur në paradën e Liverpool, çfarë

27 persona mbetën të plagosur, mes të cilëve katër fëmijë, pasi një makinë u fut qëllimisht në turmën e njerëzve gjatë paradës së fitores së Liverpool FC.

Autori i këtij incidenti të rëndë, një burrë 53-vjeçar, është arrestuar menjëherë nga policia në vendngjarje. Ngjarja nuk po trajtohet si akt terrorizmi, por si incident i izoluar me pasoja të rënda.

Sipas autoriteteve, dy nga të plagosurit ndodhen në gjendje kritike për jetën. Një mjek që udhëtonte me biçikletë u godit gjithashtu, por fatmirësisht nuk ka marrë lëndime serioze.

Ngjarja ndodhi në Water Street, ku mijëra tifozë ishin mbledhur për të festuar titullin e Liverpool-it. Parada u ndërpre dhe zona u izolua për të mundësuar operacionet e shpëtimit dhe hetimin.

Kryeministri Keir Starmer e cilësoi incidentin si “shokues” dhe falënderoi ekipet e emergjencës për reagimin e menjëhershëm. Kryetari i Bashkisë së Liverpulit, Liam Robinson, u bëri thirrje qytetarëve të shmangin shpërndarjen e pamjeve tronditëse dhe të ndihmojnë hetimin me çdo informacion të vlefshëm.

Hetimet janë në zhvillim për të zbuluar motivet e këtij akti të rëndë që tronditi qytetin në një ditë që duhej të ishte festive. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos