Sylvinho për deklaratat e Vuçiç: Kemi 180 minuta, pastaj flasim

Nga A2 CNN
26 Maj 2025, 11:36 | Futboll

Sylvinho për deklaratat e Vuçiç: Kemi 180 minuta, pastaj

Trajneri i Kombëtares, Sylvinho, komentoi deklaratën e Presidentit serb Aleksandar Vuçiç, i cili në një tubim politik i bëri thirrje trajnerit të Kombëtares së vendit të tij që të shkonte në Shqipëri dhe të fitonte, në ndeshjen e 7 qershorit.

“Shumë njerëz nga Nishi harrojnë se çfarë është bërë. E pashë pak kohë më parë dhe tani po shoh që është këtu, ju lutem duartrokitni fort trajnerin e Serbisë, Dragan Stojković, një legjendë e Nishit, i cili nuk u fsheh si shumë të tjerë dhe erdhi të jetë me ne sonte. Në qershor luani atje kundër Shqipërisë, për t'i mposhtur ata”, tha Vuçiç nga podiumi i tubimit të mbajtur në Nish.

“E kam dëgjuar, sigurisht, por futbolli është i bukur sepse zgjat 90 minuta. Në këtë rast kemi 180 minuta dhe duhet të japim gjithçka aty. Më vonë mund të flasim. Jemi të kënaqur për lojtarët”, tha trajneri brazilian.

I pyetur për ndikimet emocionale në këtë takim, që vjen gati 11 vite pas incidenteve të dhunshme të ndodhura në Beograd, ku ndeshja Serbi-Shqipëri u ndërpre për shkak të futjes së tifozëve në fushë, Sylvinho tha se lojtarët duhet të ruajnë përqendrimin për atë që ndodh në fushën e lojës.

Shqipëria do të përballet me Serbinë më 7 qershor, në “Arenën Kombëtare”, duke nisur nga ora 20:45.

Ndërsa ndeshja ndaj Letonisë do të luhet më 10 qershor, në stadiumin “Skonto Stadions”, po në orën 20:45.

Lista e plotë:

Portierë: Thomas Strakosha, Elhan Kastrati, Alen Sherri, Mario Dajsinani

Mbrojtës: Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Mario Mitaj, Naser Aliji, Marash Kumbulla, Ardian Ismajli, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Adrian Bajrami

Mesfushorë: Ylber Ramadani, Juljan Shehu, Kristjan Asllani, Qazim Laçi, Adrion Pajaziti, Nedim Bajrami, Medon Berisha, Arbër Hoxha

Sulmues: Ernest Muçi, Jasir Asani, Armando Broja, Myrto Uzuni, Rey Manaj, Mirlind Daku (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos