Ish-futbollisti shqiptar, Igli Tare, po shkon drejt zgjedhjes si drejtor sportiv i ekipit të Milanit.
Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja, sipas të cilave mësohet se Igli Tare ka qenë i preferuari i Zlatan Ibrahimovic dhe Gerry Cardinale në muajin shkurt.
Firma me Igli Taren ende nuk është arritur, por të gjitha të dhënat çojnë në një vendim të përbashkët për futbollistin shqiptar.
Tare pas përvojës te Lazio dhe gati për të punuar sa më shpejt të jetë e mundur për një tjetër projekt, shkruan A2 CNN.
Në orët e fundit, kontaktet kanë rinisur: marrëveshja duhet të zgjasë dy vjet me një opsion për një vit të tretë.
Tare vlerësohet gjithashtu nga Moncada, i cili do të kthehej për t'u kujdesur për vëzhgimin e lojtarëve. (A2 Televizion)