Nis Europiani i 17-vjeçarëve, Kombëtarja e nis me humbje ndaj Portugalisë

Nga A2 CNN
20 Maj 2025, 08:47 | Futboll

Nis Europiani i 17-vjeçarëve, Kombëtarja e nis me humbje ndaj

Dje nisi Europiani i 17-vjeçarëve, event që zhvillohet për herë të parë në vendin tonë. 

Kombëtarja kuqezi e nisi me humbje 4-0 ndaj Portugalisë, në ndeshjen e luajtur në “Arena Kombëtare”, shkruan A2.

Goli i parë i Portugalisë erdhi nga Quintas në minutën e 36. Kuqezinjtë u munduan të reagojnë në pjesën e dytë dhe lanë hapësira.

Portugezët dyfishuan shifrat me penallti në pjesën e dytë, ndërsa golat e Manuel dhe Soares vulosën rezultatin e thellë.

Shqipëria do të luajë dy ndeshjet e ardhshme ndaj Francës dhe Gjermanisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos