Trofeu i 12 radhazi, Vllaznia mund Partizanin dhe shpallet kampione e Shqipërisë

Nga Dea Kozma
19 Maj 2025, 12:04 | Futboll

Trofeu i 12 radhazi, Vllaznia mund Partizanin dhe shpallet kampione e

Vajzat e Vllaznisë u shpallën kampione të Shqipërisë për të dymbëdhjetin vit radhazi.

Kuqeblutë mundën 2-0 Partizanin në finalen e “Final Four”. Arbiona Bajraktari dhe Megi Doçi ishin dy protagonistet kryesore që me golat e tyre i dhuruan trofeun e radhës Vllaznisë, shkruan A2.

Pas këtij suksesi, shkodranet do të përfaqësojnë Shqipërinë në raundin para-eliminator të UEFA Women’s Champions League 2025-2026.

Partizani, si vendi i dytë, do të marrë pjesë për herë të parë në raundin para-eliminator të kompeticionit të ri UEFA Women’s Europa Cup. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos