Ismajli i pakalueshëm, Empoli fiton në transfertë dhe ngjitet në vendin e tretë

Nga A2 CNN
20 Shtator 2024, 21:35 | Futboll

Ismajli i pakalueshëm, Empoli fiton në transfertë dhe ngjitet

Ardian Ismajli ndihmoi Empolin të mbante portën e paprekur në duelin ndaj Cagliari, në fitoren me rezultatin 0-2. 

27-vjeçari ishte një nga më të mirët në fushë, duke fituar 14 duele, si dhe ndërpreu 2 aksione premtuese të vendasve, shkruan A2.

Gjithashtu, mbrojtësi shqiptar spastroi 13 herë zonën dhe ndali 1 gjuajtje drejt portës.  

Ismajli është shndërruar në lider të vërtetë te skuadra e Empolit, që po kalon një moment mjaft të mirë në Serinë A. Skuadra e Ismajlit momentalisht mban vendin e tretë, me 9 pikë në 5 javë, teksa nuk e ka provuar ende shijen e humbjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos