Jasir Asani dhe Ylber Ramadani i urojnë fat Partizanit ndaj Skënderbeut

Nga Dea Kozma
17 Maj 2024, 13:14 | Futboll

Jasir Asani dhe Ylber Ramadani i urojnë fat Partizanit ndaj

Pas Caleb Ekuban, dy ish-futbollistë të tjerë të kuq dhe shumë të dashur për tifozërinë e Partizanit, i kanë dhënë mbështetjen e tyre skuadrës në prag të ndeshjes me Skënderbeun.

Dy futbollistë dhe të kombëtares shqiptare, Jasir Asani dhe Ylber Ramadani, me anë të një videomesazhi i kanë uruar fat “demave”, ndërsa janë të bindur se dhe këtë sezon, trofeu i titullit kampion do të jetë i kuq.

Sot në mbrëmje do të përcaktohet finalisti i parë për titullin kampion në Shqipëri. Partizani dhe Skënderbeu zbresin, këtë të premte, në Arenën Kombëtare me objektivin e vetëm, fitoren. Një ndeshje direkte që do të vendosi gjithçka dhe që garanton emocione të mëdha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos