Juventusi arriti një fitore shumë të vuajtur në shtëpi ndaj Lazios me rezultatin 1-0, shkruan A2 CNN.
Pavarësisht se bardhezinjtë e Thiago Motta luajtën në superioritet numerik prej minutës së 24 të pjesës së parë, pas daljes me karton të kuq të Alessio Romagnoli, për të zhbllokuar sfidën duhet të prisnin minutën e 85, kur një autogol i Gila i dhuroi 3 pikët vendasve.
Me këtë fitore, Juventusi e shikon veten në vendin e parë, me 16 pikë në 8 javë, po aq sa Napoli. Javën e ardhshme, Juventus do të përballet me Interin.
(A2 Televizion)