Vetëm 1 ditë pasi u shpallën Kampion në Kategorinë e Dytë, klubi i Ilirisë zgjodhi të bëjë një akt humanitar për të dhuruar gjak.
Futbollistët stafi drejtues por edhe shumë tifozë iu drejtuan që në mëngjes një prej qendrave spitalore në kryeqytet për t’u bërë pjesë e një procesi që mbart rëndësi jetësore për shumë njerëz.
Iliria arriti të shpallej kampione e Kategorisë së dytë duke fituar 1-0 edhe finalen me Luftëtarin. Sezonin tjetër, skuadra nga Fushë Kruja do të luajë në Kategorinë e Parë ku sipas stafit drejtues, sërish e pret një projekt serioz dhe me ambicie për të ardhmen. (A2 Televizion)