Kampionët dorëzohen pa kushte! Interi fiton 0-3 në “Diego Armando Maradona”

Nga A2 CNN
3 Dhjetor 2023, 22:45 | Futboll

Kampionët dorëzohen pa kushte! Interi fiton 0-3 në “Diego

Forcën e Interit e ka provuar edhe Napoli, kampioni në fuqi i Serie A, të cilët u mposhtën nga zikaltrit 3-0 në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Diego Armando Maradona”.

Skuadra e Inzaghit ishte e pathyeshme në prapavijë në këtë takim, ndërsa të udhëhequr nga Martinez në fazën e sulmit, arritën të shënojnë 3 gola në një transfertë tejet të vështirë.

Turku Calhanogu ishte autor i golit të parë, ndërsa në pjesën e dytë shënuan edhe Barella e Thuram. Napoli tregoi pak në këtë ndeshje edhe pse nga minuta e parë ishte rikthyer Osimhen.

Me këtë fitore, Interi ngjitet në kuotën e 35 pikëve duke i rimarrë vendin e parë Juventusit, i cili është në kuotën e 33 pikëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos