Ndeshja me Serbinë, Jenisheri letër Sylvinhos: Më jepni mundësi që të stërvis futbollistët

Nga A2 CNN
30 Maj 2025, 11:50 | Futboll

Ndeshja me Serbinë, Jenisheri letër Sylvinhos: Më jepni

Ish-deputeti Selami Jenisheri, i ka dërguar një letër trajnerit të kombëtares shqiptare, Sylvinho.

Në letrën e tij, Jenisheri i ka kërkuar Sylvinhos që ta lejojë të trajnojë futbollistët e Kombëtares para ndeshjes me Serbinë.

Ai pretendon se disponon një lloj stërvitje për të aftësuar futbollistët teknikisht dhe që sipas tij, është në nivel më të lartë se ajo e FIFA-s dhe se ajo që di tekniku brezilian.

Kujtojmë se më herët, Selami Jenisheri i është drejtuar edhe Armando Dukës, ku i kërkonte që “aftësitë e veçanta” që ai disponon t’i vinte në shërbim të kombëtares. Por mesa duket, pasi nuk ka marrë përgjigje, ka vendosur t’i shkruajë vetë Silvinhos.

Letra e plotë:

I Nderuar Zoti Sylvinho Mendes Campos

Une jam Selami Jenishehri Deputet i Kuvendit te Shqiperise i legjislacionit te IX te Republikes se Shqiperise dhe trainer futbolli (ish keshilltar 1 trajnerit te ekipit kombetar te Shqiperise. Ngaqe kisha nxjerre nje lloj stervitje per me aftesue futbollistat teknikisht e qe me porosi te FSHF u eksperimentua dhe doli qe ishte ne nivel shume me te larte se ajo qe publikonte FIFA dhe qe e dini Juve.

Meqenese ndeshja me Serbine eshte e nje rendesie dhe politike e nje rendesie te veçante dhe futbollistet shqiptare qe ju keni ne dispozicion nuk kane si ta dijne, po ju lutem te me jepni mundesine te ju a ve ne dispozicion futbollisteve (sidomos sulmues, por jo vetem) qe te bej qe 100% ndeshjen ta fitojme me Serbine.

E kuptoj veshtiresine Tuaj qe ta besoni, por eshte nje e vertete e madhe, qe do ta shohesh vete per 3-4 dite futbollistet e fitojne ate shprehi per ta ekzekutuar ne loje.

Me shprese se keni deshiren Tuaj te padiskutueshme per ta fituar ndeshjen Shqiperi – Serbi do te plotesoni kerkesen time qe futbollistet te njihen me kete progress, e ndeshja sigurisht te fitohet me rezultat te mirë nga Shqiperia.

Ndeshja me Serbinë, Jenisheri letër Sylvinhos: Më jepni (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos