Dikur Lilian Thuram festonte titullin kampion me Juventusin, ndërsa këtë sezon radha ishte e djalit të tij, Marcus Turam, për t’u shpallur kampion me Interin në Serie A.
I shoqëruar nga babai i tij, i cili kishte veshur edhe fanellën zikaltër në San Siro, dyshja u kthye në protagonistët e mbrëmjes, shpesh dhe në fokusin e kamerave.
Në momentin kur tifozët e Interit nisën me brohoritjet ''kush nuk kërcen është bardhezi'', Markus ndoqi tifozët, ndërsa Lilian Turam ia ktheu me shaka duke goditur të birin për koret anti-Juventus.
Video u bë shpejt virale, por pavarësisht rivaliteti dhe që ka qenë pjesë e Juventusit për shumë vite, Lilian Turam tha se falenderon klubin zikaltër për mundësinë që i kanë dhënë djalit të tij këtë sezon, ndërsa theksoi se ëndrra më e madhe si çdo prind është ta shohë fëmijën e tij sa më lart. (A2 Televizion)