Kur kanë mbetur dhe pak ditë nga finalja e titullit, Partizani-Egnatia, që do të zhvillohet të dielën më datë 26 maj, në kryeqytet, Federata Shqiptare e Futbollit bëri publike dhe trupën e arbitrave që do të gjykojë këtë ndeshje.
Përveç gjyqtarit anglez, Anthony Taylor, që është kryesori i kësaj sfide, janë caktuar dhe dy asistentët e tij si dhe gjyqtari i dhomës VAR, të gjithë do të jenë të huaj.
Dy asistentët e Taylor do te jenë Gary Beswick (asistent i parë) dhe Adam Nunn (asistent i dytë), ndërsa sistemi VAR i është besuar Robert Jones.
Gjyqtarë me mjaft eksperiencë që vendosin drejtësi në kampionatin anglez, ndërsa në takimin e fundit që gjykuan së bashku ishte çerekfinalja në UEFA Champions League, PSG-Barcelona. (A2 Televizion)