Champions/ Bayern me një këmbë në çerekfinale, Liverpool dhe Barcelona fitojnë në transfertë

Nga A2 CNN
5 Mars 2025, 23:09 | Futboll

Champions/ Bayern me një këmbë në çerekfinale,

Bayern Munich fitoi 3-0 ndaj Bayer Leverkusen dhe hedh një hap të sigurt drejt çerekfinaleve të Champions League.

Ekipi i drejtuar nga Vincent Kompany dominoi ndeshjen dhe shënoi dy herë me Harry Kane, ndërsa një tjetër gol u shënua nga Jamal Musiala, shkruan A2. “Aspirinat” mbetën me 1 lojtar më pak, pasi Mukiele u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 62’.

Ndërkohë, Barcelona fitoi në transfertë ndaj Benfica edhe pse luajti me 10 lojtarë shumicën e përballjes.

Në minutën e 22-të Cubarsi u ndëshkua me karton të kuq, por katalanasit ia dolën që të merrnin një fitore minimale 0-1 me golin e Raphinha në pjesën e dytë.

Po me rezultatin 0-1 fitoi edhe Liverpool në transfertë përballë Paris Saint-Germain. Golin e vetëm në këtë sfidë e shënoi Elliott në minutën e 87-të, duke i dhë "Të kuqve" fitoren e vlefshme në një ndeshje të dominuar tërësisht nga PSG.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos